Lajme

EULEX-i mbështetë Prokurorinë Speciale të Kosovës me një automjet me qëllim të avancimit të angazhimeve për sundim të ligjit

28 janar

Si pjesë e mbështetjes sonë të vazhdueshme për fuqizimin e sistemit të drejtësisë së Kosovës, më 28 janar 2025, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) i dorëzoi një automjet Blerim Isufajt, Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK). Ky automjet është i dedikuar për të ndihmuar rolin jetik të PSRK-së në mbrojtjen e sundimit të ligjit të Kosovës.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, dhe Kryeprokurori i PSRK-së, Blerim Isufaj, zhvilluan një bashkëbisedim të frytshëm, duke theksuar bashkëpunimin jetik afatgjatë mes PSRK-së dhe EULEX-it.

Barbano ritheksoi përkushtimin e Misionit - përmes monitorimit të thuktë të EULEX-it në sistemin e drejtësisë të Kosovës - për mbështetjen e një shërbimi prokurorial profesional dhe autonom në mbrojtje të parimeve të sundimit të ligjit, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.