29 janar
Më 29 janar 2025, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i
dhuroi një automjet Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) për ta mbështetur më mirë punën e
IPK-së.
Duke e vlerësuar rolin e rëndësishëm të IPK-së në hetimin e pavarur të veprave penale të cilat
pretendohet se janë kryer nga policia, duke përfshirë çfarëdo forme të torturës dhe keqtrajtimit,
Shefi i Shtyllës së EULEX-it për Monitorim, Giovanni Galzignato, i dorëzoi sot donacionin
Drejtorit të IPK-së Kushtrim Hodaj.
Gjatë kësaj ceremonie, Galzignato e rikonfirmoi rëndësinë e partneritetit të vazhdueshëm
EULEX-IPK, si dhe përkushtimin e Misionit për të vlerësuar, përmes monitorimit të tij të
fuqishëm, nëse institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit, duke përfshirë Policinë e Kosovës i
përmbahen kornizës ligjore në fuqi dhe detyrimeve të tyre për të drejtat e njeriut, pa diskriminim.