30 janar
Më 30 janar 2025, pjesëtarë të Njësisë Policore të Specializuar (NjPS) dhe të Njësisë Policore të Specializuar Rezervë (NjPSR) të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) mbajtën një trajnim të përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave në bazën e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Novosellë me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale të Misionit dhe promovimit të ndëroperacionalitetit mes këtyre njësive shumëkombëshe, me fokus në nevojën e mundshme për reagim operacional.
Trajnimi përfshiu zyrtarë policorë të NjPS të Polonisë si dhe pjesëtarë të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) nga Gendarmerie Nationale e Francës, Carabinieri i Italisë, Shërbimi i sigurisë publike i Lituanisë, dhe Guarda Nacional Republicana e Portugalisë, të cilët janë dislokuar në Kosovë në kontekstin e zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme, si dhe Forcat hungareze KTRBN të KFOR-it.
Njësitë u trajnuan për skenarë të nevojës së mundshme për rikthim të rendit dhe kontroll të turmave dhe trazirave si reagues i dytë i sigurisë, nëse kërkohet, dhe në pajtim me mandatin e EULEX-it.