Lajme

Mirënjohje për shërbimin e Njësisë së Pestë të Specializuar Rezervë të EULEX-it në mbështetje të stabilitetit në Kosovë, për sigurinë e të gjitha komuniteteve.

26 shkurt

Më 26 shkurt 2025, në praninë e përfaqësuesve të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane (EUROGENDFOR), të Shteteve Anëtare të BE-së, të organizatave ndërkombëtare, si dhe të institucioneve të Kosovës, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, e udhëhoqi Ceremoninë e ndarjes së Medaljeve për Shërbim në Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bashkimit Evropian për pjesëtarët e Njësisë së Pestë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it.

Xhandarët nga Xhandarmëria Kombëtare e Francës, Karabinieria e Italisë, Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë dhe Shërbimi i Sigurisë Publike i Litunisë u nderuan me medaljen e shërbimit në emër të Përfaqësueses së Lartë të BE-së/Zëvendës Presidentes Kaja Kallas, në shenjë vlerësimi për shërbimin e tyre të merituar në EULEX.

Në fjalën e tij gjatë Ceremonisë për ndarjen e medaljeve të shërbimit në CSDP, Shefi i Misionit theksoi: “Kontributi juaj me policë tejet të përgatitur në këtë Mision rikonfirmon përkushtimin tuaj, si Shtete Anëtare të BE-së dhe si Vende Kontribuuese të EUROGENDFOR-it, ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi”.

Marrësit e medaljeve u dislokuan në Kosovë nën mbikëqyrjen e EUROGENDFOR-it për të shërbyer në Njësinë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it, duke punuar krah për krah me policët polakë të Njësisë Policore të Specializuar për t’i përforcuar kapacitetet e Misionit në mbështetje të stabilitetit si reaguesi i dytë i sigurisë gjatë zgjedhjeve të përgjithshme. Duke i përgëzuar për profesionalizmin e tyre, Barbano kujtoi: “Prania juaj në terren jo vetëm që kontribuoi nga pikëpamja operacionale në sigurinë e përgjithshme në Kosovë, por gjithashtu dërgoi një mesazh të qartë për vendosmërinë e BE-së për të qenë e pranishme aty ku ka më së shumti rëndësi”.

Edhe pse nuk mundi të ishte i pranishëm në ceremoni, Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, përmes një letre urimi, shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin e palëkundur të NJPSR-së gjatë shërbimit të tyre në Kosovë. Ai e falënderoi NJNPSR-në, duke theksuar se “me sfidat e shumta të sigurisë me të cilat po përballet bota aktualisht, shërbimi i tyre në Kosovë për të siguruar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin dëshmon bashkëpunimin e shkëlqyer që e kanë institucionet e Kosovës me EULEX-in dhe aleatët e tij”.

NJPSR e pestë e EULEX-it u dislokua në Kosovë në janar 2025, ndërsa dislokimi i parë i i NJPSR-së ishte bërë në mars 2022.

EULEX shërben si reagusei i dytë i sigurisë në Kosovë në kuadër të një mekanizmi me tre nivele të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX është i dyti, kurse misioni KFOR i udhëhequr nga NATO, është i treti.