24 shkurt
Më 24 shkurt, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, u dorëzoi një donacion bujar përfaqësuesve të OJQ-së Care for Kosovo Kids dhe infermierëve të përkushtuar të Repartit të Hematologjisë dhe Onkologjisë së Fëmijëve në Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ky donacion ishte rezultat i aktivitetit vjetor bamirës të EULEX-it, i cili me sukses mblodhi mbi 8,000 €. Gjatë këtij aktiviteti të çmuar, i cili tashmë është një traditë e konsoliduar brenda Misionit, mblidhen së bashku pjesëtarët, partnerët dhe miqtë e misionit të EULEX-it me qëllimin e përbashkët për t’i mbështetur ata që kanë nevojë.
Gjatë ceremonisë së dorëzimit, Shefi i Misionit deklaroi se ofrimi i mbështetjes për pjesëtarët më të cenueshëm të shoqërisë nuk është vetëm një privilegj, por një pjesë jetike e përkushtimit të EULEX-it për të krijuar një ndikim pozitiv dhe afatgjatë në të gjitha komunitetet. Ai vuri në dukje se, përgjatë viteve, Aktiviteti Bamirës i EULEX-it është bërë një shenjë e përkushtimit dhe unitetit, duke reflektuar vlerat thelbësore që e përcaktojnë si Misionin ashtu edhe pjesëtarët e tij.
Gjatë pranimit të donacionit, përfaqësuesit e OJQ-së Care for Kosovo Kids dhe Repartit të Hemato-Onkologjisë së Fëmijëve e falënderuan nga zemra EULEX-in, duke e spikatur ndikimin e rëndësishëm që do ta ketë ky kontribut tek fëmijët, si dhe duke theksuar se donacioni do të ketë ndikim të madh duke ofruar mbështetje thelbësore dhe përmirësim të dukshëm në jetën e fëmijëve nën kujdesin e tyre.