Lajme

EULEX-i i dhuron Policisë së Kosovës pajisje audio dhe video incizuese

27 shkurt

Më 27 shkurt, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë i ka dhuruar tre pajisje portative video/audio incizuese që do të përdoren nga intervistuesit policorë, Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Korrupsionit dhe Njësisë Hetimore Speciale të Policisë së Kosovës, të cilat janë në krye të hetimeve policore kundër korrupsionit. 

Gjatë kryerjes së hetimeve penale, autoritetet duhet ta ruajnë integritetin dhe saktësinë e provave. Mbledhja e drejtë dhe transparente e provave është me të vërtetë thelbësore për t’i mbrojtur të drejtat për gjykim të drejtë.

Donacioni u dorëzua nga Shefi i Shtyllës së EULEX-it për Monitorim, Giovanni Galzignato tek Fatos Makolli, Drejtor i Divizionit për Hetimin e Krimeve, ku ai tha se “Këto pajisje do ta rrisin kapacitetin e tyre për t’i video-incizuar dhënien e dëshmive nga dëshmitarët ose marrjen në pyetje të pandehurve në përputhje me kodin e procedurës penale”.

Në anën tjetër, Drejtori Makolli shprehu falënderimin e tij për donacionin i cili do t’i ndihmojë Drejtorinë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Drejtorinë për Krimet Ekonomike dhe Korrupsionit dhe Njësinë Hetimore Speciale të Policisë së Kosovës në punën e tyre gjatë hetimeve kundër korrupsionit.