14 mars
Më 14 mars 2025, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano dhe Komandanti i Forcës të misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajor Enrico Barduani, nënshkruan Procedurat e Përbashkëta Operative të Rishikuara në mes të EULEX-it dhe KFOR-it, krahas një Memorandumi Mirëkuptimi që e rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it për EULEX-in.
Këto procedura të rishikuara synojnë ta rrisin bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis këtyre dy misioneve në kontekstin e operacioneve të përbashkëta të mundshme, në përputhje të plotë me mandatet përkatëse të tyre si reagues të sigurisë.
Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet EULEX-it dhe KFOR-it ilustron integrimin efektiv të angazhimeve civile dhe ushtarake për ta rritur sigurinë në terren, duke nxitur stabilitetin dhe paqen përmes rritjes së ndërveprimit.