Lajme

EULEX-i shoqëron PSBE-në për Dialogun Beograd-Prishtinë në një vizitë në IML

19 mars

Më 19 mars 2025, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, prezantoi punën e ekspertëve mjeko-ligjorë të Misionit për personat e zhdukur para Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd- Prishtinë Peter Sørensen, i cili vizitoi Institutin e Mjekësisë Ligjore sot.

Gjatë vizitës, ata theksuan rëndësinë e të vërtetës për familjet e personave të zhdukur, pavarësisht rrethanave të zhdukjes së tyre, përfshirë faktorët si përkatësia etnike, feja, origjina kombëtare, apo ndonjë karakteristikë tjetër të më të dashurve të tyre.