Lajme

EULEX-i pret në vizitë Udhëheqësen e ekipit të ZIF

20 mars

Më 20 mars 2025, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) priti në vizitë Udhëheqësen e ekipit të Qendrës për Misione Ndërkombëtare (ZIF), Lena Viebrock. Gjatë vizitës së saj, ajo u mirëprit nga Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano. Ata diskutuan për mënyrat e avancimit të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes ZIF dhe EULEX. Barbano shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj Gjermanisë për besimin dhe mbështetjen e palëkundur dhënë EULEX-it përmes delegimit të ekspertëve të kualifikuar civilë dhe të uniformuar. Viebrock gjithashtu pati rastin të takohet dhe të shkëmbejë pikëpamje me një grup të pjesëtarëve të Misionit të deleguar nga Gjermania.