Lajme

Stafi i EULEX-it merr pjesë në fushatën e dhurimit të gjakut

25 mars

Më 25 mars, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, 35 pjesëtarëtë Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), duke përfshirë Zëvendës Shefen e Misionit, Emily Rakhorst, morën pjesë në Fushatën e 16-të të EULEX-it për Dhurimin e Gjakut, duke rikonfirmuar përkushtimin e Misionit  për mirëqenien e komunitetit dhe duke ofruar ndihmë jetësore si atyre në raste urgjente ashtu edhe pacientëve të cilëve u duhet trajtim afatgjatë.

Falë kësaj nisme, tashmë një traditë e rregullt, personeli i EULEX-it kontribuon vullnetarisht për të siguruar që spitalet dhe institucionet mjekësore në Kosovë të kenë furnizimet e nevojshme për trajtimin e pacientëve. Dhurimi i gjakut është shumë i rëndësishëm për operacionet, trajtimet e kancerit, sëmundjet kronike dhe lëndimet traumatike, si dhe siguron  një furnizim të qëndrueshëm me gjak për urgjencat dhe kujdesin e vazhdueshëm mjekësor.