14 gusht 2015
Më 14 gusht, Kryeprokurori i Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, u takua me Shefin e Misionit EULEX, z. Gabriele Meucci. Çështja kryesore e diskutimit ishte periudha kalimtare e tranzicionit prej EULEX-it në institucionet përkatëse të vendit. Z. Lumezi i vlerësoi angazhimet e këtij Misioni për ta bërë këtë proces sa më efikas dhe efektiv që është e mundur. Mandati aktual i EULEX-it do të përfundojë më 14 qershor 2016.