04 prill
Më 3 dhe 4 prill 2025, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) organizoi një punëtori dyditore për katërmbëdhjetë zyrtarë të lartë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës, me fokus prezantimin e monitorimit elektronik të kryerësve të veprave si alternativë ndaj ndalimit.
Monitorimi elektronik si alternativë ndaj burgosjes është reagim gjyqësor që mund të mbështesë rehabilitimin e të burgosurve, të zbusë efektet negative të burgosjes, dhe të lehtësojë riintegrimin gradual në shoqëri - me qëllimin e përgjithshëm uljen e recidivizmit. Kjo gjithashtu mund të ndihmojë për adresimin e çështjes së mbipopullimit të burgjeve dhe të sjellë benefite kostoefektive.
I mbajtur nga Njësia Korrektuese e EULEX-it së bashku me ekspertë nga Shërbimi finlandez i burgjeve dhe sprovimit, punëtoria mbuloi: standardet evropiane për monitorimin elektronik, kriteret teknike dhe pajisjet, praktikat më të mira të Finlandës dhe zbatimi në praktikë.
EULEX-i vazhdon të jetë i përkushtuar për mbështetjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës për ndërtimin e një sistemi më human, efektiv, dhe modern të drejtësisë.