Lajme

Një delegacion i nivelit të lartë i autoriteteve polake vizitojnë Njësinë Policore të Specializuar të EULEX-it

17 prill

Më 17 prill 2025, një delegacion i nivelit të lartë i autoriteteve polake, i kryesuar nga Ministri i Brendshëm dhe i Administratës i Polonisë Tomasz Siemoniak, vizitoi rotacionin e XXXVII-të të Njësisë Policore të Specializuar të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) në Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë.

Në fjalën e tij drejtuar zyrtarëve që janë në shërbim në Kosovë si pjesë e EULEX-it, Ministri Siemoniak theksoi se prania e zyrtarëve polakë në Kosovë është dëshmi e faktit të kontributit të Polonisë për siguri në Evropë me nivelin më të lartë të përkushtimit dhe profesionalizmit.

Siç u theksua nga Zëvendësshefja e Misionit EULEX Emily Rakhorst në fjalën e saj, vizita qe shenjë e mirënjohjes për punën e rëndësishme që zyrtarët policorë polakë kryejnë në teren çdo ditë në shërbim të stabilitetit të Kosovës.

Delegacioni i nivelit të lartë ishte i përbërë nga Shefi i Misionit të Ambasadës së Polonisë në Maqedoninë e Veriut, Mariusz Brymora, Sekretari i Shtetit në Kancelarinë e Kryeministrit, Gjeneral Brigade Radosław Kujawa, Nënsekretari i Shtetit në Ministrinë e Brendshme dhe Administratës, Maciej Duszczyk, Nënsekretari i Shtetit i Ministrisë së Mbrojtjes, Stanisław Wziątek, dhe Shefi i Policisë së Polonisë, Gjeneral Brigade Marek Boroń, si dhe përfaqësues të klerikëve dhe të autoriteteve të administratës shtetërore të Polonisë.

EULEX-i është krenar që ka patur Poloninë në mesin e kontribuuesve më të rëndësishëm që nga themelimi i Misionit.