Lajme

EULEX-i Shënon Ditën e Evropës 2025

09 maj

Më 9 maj 2025, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) iu bashkua Ekipit të Evropës në Prishtinë, që përfshiu Bashkimin Evropian në Kosovë dhe përfaqësues nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe Organizatat Ndërkombëtare për ta shënuar Ditën e Evropës 2025 në Kosovë.

Kjo ishte një përvojë e hareshme dhe emocionuese për familjet dhe të rinjtë - e mbushur me muzikë, aktivitete shumëngjyrëshe dhe mundësi për të mësuar rreth mandatit të EULEX-it dhe diversitetit të pasur kulturor të Evropës.

Së bashku me Shefin e Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, pjesëtarët e Misionit bashkëbiseduan me familjet, të rinjtë dhe fëmijët për ta prezantuar mandatin tonë duke e theksuar përkushtimin tonë për promovimin e paqes dhe sigurisë për të gjithë, duke e theksuar rëndësinë e angazhimit kolektiv drejt një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë.

Si pjesë e aktiviteteve sensibilizuese të organizuara nga Bashkimi Evropian në Kosovë, më 30 prill, Zëdhënësi vendas i EULEX-it, Vedat Shehu, mori pjesë në një diskutim të shkëlqyer rreth EULEX-it dhe BE-së me nxënësit e shkollës fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë.

Festimet e Ditës së Evropës shërbyen si një mundësi e shkëlqyer për të folur rreth kontributeve të BE-së në Kosovë, duke i theksuar vlerat e përbashkëta dhe diversitetin e Evropës.