09 maj
Më 9 maj 2025, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) iu
bashkua Ekipit të Evropës në Prishtinë, që përfshiu Bashkimin Evropian në Kosovë dhe
përfaqësues nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe Organizatat Ndërkombëtare për ta shënuar
Ditën e Evropës 2025 në Kosovë.
Kjo ishte një përvojë e hareshme dhe emocionuese për familjet dhe të rinjtë - e mbushur me
muzikë, aktivitete shumëngjyrëshe dhe mundësi për të mësuar rreth mandatit të EULEX-it dhe
diversitetit të pasur kulturor të Evropës.
Së bashku me Shefin e Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, pjesëtarët e Misionit
bashkëbiseduan me familjet, të rinjtë dhe fëmijët për ta prezantuar mandatin tonë duke e
theksuar përkushtimin tonë për promovimin e paqes dhe sigurisë për të gjithë, duke e theksuar
rëndësinë e angazhimit kolektiv drejt një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë.
Si pjesë e aktiviteteve sensibilizuese të organizuara nga Bashkimi Evropian në Kosovë, më 30
prill, Zëdhënësi vendas i EULEX-it, Vedat Shehu, mori pjesë në një diskutim të shkëlqyer rreth
EULEX-it dhe BE-së me nxënësit e shkollës fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë.
Festimet e Ditës së Evropës shërbyen si një mundësi e shkëlqyer për të folur rreth kontributeve
të BE-së në Kosovë, duke i theksuar vlerat e përbashkëta dhe diversitetin e Evropës.