Lajme

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë/Nën- Presidentja e Komisionit Evropian viziton EULEX-in

23 maj

Më 23 maj 2025, si pjesë e vizitës së saj të parë në Kosovë dhe vizitës së saj të dytë në Ballkanin Perëndimor, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë/Nën-Presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, vizitoi Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Misioni civil më i madh i BE-si i Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje (CSDP/PPSM), në Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë.

E mirëpritur nga Shefi i Misionit, Giovanni Pietro Barbano, PL/NP takoi ekipin e udhëheqësve të EULEX-it, iu drejtua pjesëtarëve të Misionit dhe mori një raportim mbi aspektet e ndryshme të mandatit, punës dhe aktiviteteve të Misionit.

“Duke iu drejtuar stafit të EULEX-it, PL/NP tha: “EULEX-i është Misioni civil më i madh i CSDP dhe i vetmi që operon në Ballkanin Perëndimor. Kjo ngase një Kosovë e sigurt dhe prosperuese është esenciale për sigurinë evropiane më të gjerë. Ju duhet të jeni thellësisht krenarë për veprimet tuaja këtu, andaj ju falënderoj shumë.”