Lajme

EULEX pret një delegacion nga Autoriteti Policor Suedez

26 maj

Nga 19 deri më 21 maj 2025, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) priti një delegacion nga Autoriteti Policor Suedez, një partner i kahershëm dhe thelbësor i EULEX-it.

Delegacioni përbëhej nga Kryeshefi Kristoffer Mueller, Shef i Sektorit për Mbështetje të Operacioneve për Paqe, Susanne Silfverberg, Zyrtare për Menaxhimin e Misioneve nga Sektori për Mbështetje të Operacioneve për Paqe, dhe Inspektori i Policisë Johan Öström, Zyrtar për Menaxhimin e Krizave Ndërkombëtare.

Ata u mirëpritën nga Zëvendës-Shefja e Misionit EULEX, Emily Rakhorst, në selinë e Misionit dhe shfrytëzuan rastin për të marrë informacione të detajuara nga pjesëtarë të nivelit të lartë të Misionit për fusha të ndryshme të mandatit dhe punës së EULEX-it në Kosovë, si dhe të takohen me pjesëtarë të kontingjentit suedez dhe me partnerë të tjerë.

Programi i Delegacionit përfshiu gjithashtu një vizitë në pjesën veriore të Kosovës dhe një njoftim nga Ekipi i Këshilltarëve Policorë të EULEX-it për Veriun.