Lajme

EULEX mirëpret një vizitë studentore nga Universiteti i Karolinës së veriut në Chapell Hill

03 korrik

Më 3 korrik 2025, Mision i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) mirëpriti 13 studentë entuziastë nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Chapel Hill të cilët janë në vizitë në EULEX dhe Kosovë si pjesë e programit të tyre të studimeve të fokusuar në rolin e organizatave ndërkombëtare për ndërtimin e paqes.

Pas një takimi mirëseardhës me Zëdhënësen dhe Udhëheqësen e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik, Nicole Miller, ata vijuan një prezantim të detajuar mbi mandatin e kaluar dhe të tanishëm të EULEX-it nga Zyrtarja për informim publik, Elisabetta Iurcev, ku mësuan për punën e Misionit në mbështetjen e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira prej ndërhyrjeve politike dhe në pajtueshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.