Lajme

EULEX-i i priti 14 gjyqtarë nga Gjykata Administrative Federale në Leipzig

15 shtator

Më 15 shtator 2025, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) pati kënaqësinë t’i presë  katërmbëdhjetë gjyqtarë nga Gjykata Administrative Federale në Leipzig, të shoqëruar nga përfaqësues të Ambasadës Gjermane në Kosovë. Qëllimi i kësaj vizite ishte që gjyqtarët të përfitonin një kuptim më të thellë të mandatit të Misionit për forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Grupi u prit nga Zëvendësshefia e Misionit EULEX, Emily Rakhorst dhe u informua në detaje mbi punën monitoruese të Misionit nga Shefi i Shtyllës së Monitorimit, Giovanni Galzignato, si dhe Zëvendësshefja e Njësisë për Monitorimin e Rasteve, Heidi Heggdal.

Gjatë takimit, gjyqtarët patën mundësinë të diskutojnë gjerësisht për atë se si monitorimi i fuqishëm i kryer nga Njësia për Monitorimin e Rasteve e EULEX-it kontribuon në forcimin e pavarësisë gjyqësore, transparencës, llogaridhënies dhe respektimit të drejtave të njeriut. Ata gjithashtu u interesuan për sfidat me të cilat përballet kjo Njësi, si dhe për arritjet më të fundit në avancimin e sundimit të ligjit.

Misioni e falënderon Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë për organizimin e kësaj vizite kaq domethënëse dhe frymëzuese.