17 shtator
Nga data 15 deri më 16 shtator 2025, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në
Kosovë (EULEX) ishte nikoqir i vizitës dyditore në Kosovë të Mienetta Groenendaal dhe
Janine Strikwerda, Menaxhere të delegimeve në misione paqeruajtëse, Komisare të Policisë
së Holandës.
Ato u mirëpritën nga Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, i cili theksoi
rëndësinë e kontributit të Holandës në EULEX përmes delegimit të zyrtarëve me kualifikime
të larta, dhe patën mundësi të informoheshin mbi aspektet e ndryshme të mandatit nga
Zëvendësshefja e Misionit EULEX, Emily Rakhorst, dhe nga menaxhmenti i lartë në selinë
tonë.
Gjatë vizitës së tyre, ato vizituan edhe Mitrovicën e Veriut ku patën rastin të mësojnë më
shumë rreth punës së Misionit në teren nga Këshilltarët policorë të EULEX-it në veri dhe nga
Koordinatori për veri.