01 nëntor
Më 1 nëntor 2025, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë
(EULEX), Giovanni Pietro Barbano, mori pjesë në Konferencën Vjetore të Prokurorëve të
Kosovës, ku u bënë bashkë kryeprokurorë dhe prokurorë nga të gjitha prokuroritë, si dhe
përfaqësues të institucioneve të sundimit të ligjit të Kosovës dhe organizatave
ndërkombëtare.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Barbano ripohoi përkushtimin afatgjatë të EULEX-it për të
mbështetur një sistem prokurorial të pavarur dhe të paanshëm përmes aktiviteteve të
fuqishme monitoruese: "Pavarësia e prokurorisë, e lirë nga ndërhyrjet politike, nuk mund të
theksohet mjaftueshëm", tha ai.
“Ne besojmë që anëtari i sapo zgjedhur i Këshillit Prokurorial të Kosovës do të pasqyrojë
integritet dhe profesionalizëm, duke e forcuar më tej besimin e qytetarëve në sistemin
prokurorial”, shtoi Barbano.
Konferenca shërbeu si një platformë e rëndësishme për të diskutuar prioritetet kryesore në
sektorin e drejtësisë, duke përfshirë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, rritjen e
transparencës dhe llogaridhënies, si dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën
kundër krimit.