Lajme

Fjala e PL/Zëvendës presidentesKaja Kallas për hapjen e ekspozitës 'Kremtimi i 25 viteve për Gratë, Paqen dhe Sigurinë' me UN Women

06 nëntor

Shkëlqesi të nderuara,

Të dashur kolegë,

Të dashur miq,

Mirë se vini në Shërbimin për Veprimin e Jashtëm. Ju faleminderit që na u bashkuat këtë pasdite për hapjen e njërës prej ekspozitave tona në këtë ndërtesë, asaj që i kushtohet grave si nxitëse të paqes. Kurse e dyta i kushtohet drejtësisë tranzicionale në Afganistan, të cilën mund ta vizitoni gjithashtu.

Lidhur me atë që po e përurojmë tani, do të doja t'i them disa fjalë.

Për një kohë shumë të gjatë, gratë janë parë vetëm si viktima të konfliktit, si të mbijetuara të dhunës në baza gjinore, gjymtimit, torturës, poshtërimit; si viktima të vendimeve dhe veprimeve të ndërmarra nga të tjerët.

Por 25 vjet më parë, gjërat filluan të ndryshonin. 25 vjet më parë, Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara [trembëdhjetë-njëzet e pesë] hodhi themelet e Axhendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ndërse sot, në të gjithë botën, nga fshatrat që po rindërtohen pas luftës deri te dhomat e negociatave në kryeqytetet kryesore, ekziston një gjë që e dimë me siguri: nuk ka siguri, nuk ka paqe të qëndrueshme pa gratë si pjesëmarrëse aktive në këto procese.

Fotografitë e kësaj ekspozite na tregojnë se si duket kjo. Secili imazh kap një moment që statistikisht ka më shumë gjasa të çojë në një rezultat më pozitiv sesa nëse burrat do të ishin vetëm në vendin e tyre.

Faktet janë shumë të qarta:

  • Kur më shumë gra përfshihen në rindërtim, ndihma përdoret në mënyrë më efikase dhe rritja e GDP-së është më e lartë;
  • Kur gratë janë pjesë e misioneve paqeruajtëse, ato e ndërtojnë besimin më shpejtë tek komunitetet lokale dhe mbledhin informacione më të mira;
  • Kur gratë janë të përfshira në marrëveshje paqeje, ato kanë 35% më shumë gjasa të zgjasin më shumë.
Është thjesht e logjikshme që gratë të jenë të pranishme në çdo fazë të angazhimeve për paqe dhe siguri.

Kjo është arsyeja pse sot kam kënaqësinë të njoftoj një shumë shtesë prej 12 milionë eurosh për organizatat e shoqërisë civile që veprojnë, ndër të tjera, në Lindjen e Mesme dhe Rajonin e Liqeneve të Mëdha. Fondet e BE-së do t’i forcojnë dhe mbështesin organizatat e grave në konflikt, duke përfshirë mbrojtjen e grave mbrojtëse të drejtave të njeriut.

Por, gjithashtu, nuk mjafton që gratë thjeshtë të jenë aty, ato duhet edhe të udhëheqin. Kur gratë udhëheqin, biseda ndryshon. Biseda kalon nga dhënia fund konfliktit tek ajo se si duket e

ardhmja dhe kuptimi i vërtetë i sigurisë, që është drejtësia, arsimi, dinjiteti. Por, këtu hendeku gjinor është shumë i madh.

Në punën e vetë BE-së, gratë përbëjnë një të tretën e Drejtuesve tonë të misioneve civile dhe vetëm 11% të pozitave drejtuese për misionet dhe operacionet tona ushtarake. Ne duhet të bëjmë shumë më mirë se kaq. Shtetet Anëtare të BE-së duhet të ofrojnë më shumë kandidate femra. Sepse, nëse nuk kam kandidate femra, nuk mund ta zgjedh një femër për t’i udhëhequr këto operacione. Prandaj, ju lutem të ofroni kandidate të mira? Unë e di që ka shumë gra të mira edhe në Shtetet tuaja Anëtare.

Të dashur kolegë,

Ne duhet të vazhdojmë të punojmë drejt një ekuilibri, ku gratë nuk shihen vetëm si viktima, por si mundësuese themelore për zgjidhje. Sepse, nëse gratë nuk janë të përfshira në parandalim, në reagim, në rindërtim, dhe nëse gratë nuk e udhëheqin punën, duhet ta pyesim veten nëse objektivi është vërtet paqja?

Unë dua që Bashkimi Evropian t’i ndihmojë gratë të ngrihen dhe ta marrin sigurinë dhe paqen në dorën e tyre . Andaj, për ta bërë këtë nuk ka partner më të mirë sesa UN WOMEN. Faleminderit të gjithëve që jeni këtu me ne sot.

Ne e bëjmë këtë jo vetëm sepse është e drejtë, por sepse kjo funksionon.

Faleminderit. Mohim përgjegjësie: Ky fjalim u botua fillimisht në anglisht në faqen e internetit të EEAS.