12 nëntor
Më 12 nëntor 2025, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, e vizitoi Qendrën Korrektuese në Dubravë, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) Ismail Dibrani.
Aty, Barbano u prit nga Drejtori i Qendrës Korrektuese, Sami Gashi, i cili i njoftoi rreth punës dhe përgjegjësive të përditshme të stafit korrektues, sfidave me të cilat përballen ata, si dhe angazhimeve të bëra në ofrimin e shërbimeve arsimore dhe rehabilituese për të burgosurit.
Shefi i EULEX-it pati mundësinë që të vizitojë zona të ndryshme të kësaj qendre, si dhe të takohet me disa të burgosur dhe të diskutojë për jetën e tyre të përditshme dhe proceset e ri-integrimit, duke e vlerësuar përkushtimin e tyre për të punuar me edukatorët dhe trajnerët për të siguruar një rol më të mirë për ta në shoqëri dhe një të ardhme më të ndritur.
Në përfundim të vizitës, Barbano ripohoi mbështetjen e EULEX-it për udhëheqjen e SHKK-së përmes punës së palëkundur të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit të Njësisë Korrektuese të Misionit në adresimin e çështjeve më urgjente, siç është nevoja për t’i përmirësuar kushtet e objekteve.
Kjo ishte vizita e dytë e bërë nga Barbano në javët e fundit me qëllim që të përfitojë njohuri të drejtpërdrejta për bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Njësisë Korrektuese të EULEX-it dhe SHKK-së. Më 10 shtator 2025 Shefi i Misionit EULEX vizitoi Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe Burgun e Sigurisë së Lartë