Lajme

Tradita e EULEX-it për dhurim të gjakut vazhdon me fushatën e 18-të të dhurimit të gjakut.

10 shkurt

Më 10 shkurt 2026, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), në partneritet me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, organizoi fushatën e tij të 18-të të dhurimit të gjakut.

Duke vazhduar me nismat e kaluara, pjesëtarët e Misionit EULEX edhe këtë herë u bënë vullnetarë të dhurimit të gjakut, duke dhënë kështu kontribut praktik dhe domethënës për institucionet shëndetësore të Kosovës. Furnizimi i qëndrueshëm me gjak është thelbësor për spitalet në reagimin e tyre ndaj rasteve emergjente dhe mbështetjen e pacientëve që kanë nevojë për trajtime të vazhdueshme.

Fushata e sivjetme pa pjesëmarrjen e më shumë se 40 pjesëtarëve vendorë dhe ndërkombëtarë të Misionit, përfshirë Zëvendësshefen e Misionit Emily Rakhorst, një theksim i përkushtimit të vazhdueshëm të EULEX-it për solidaritet, mbështetje të komunitetit dhe veprime për shpëtimin e jetëve.

Ndonëse ndikimi i secilit individ mund të mos jetë menjëherë i dukshëm, secili kontribut luan rol jetik dhe ka potencialin e shpëtimit të jetëve.

EULEX-i çmon bashkëpunimin e gjatë me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës dhe vazhdon të jetë i përkushtuar për mbështetjen e iniciativave që bëjnë ndryshime për të gjitha komunitetet në Kosovë.