Lajme

EULEX dorëzoi një donacion për t’i mbështetur fëmijët që trajtohen në klinikën e Hemato-Onkologjisë Pediatrike në Kosovë

17 mars

Më 17 mars 2026, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, priti përfaqësues nga OJQ-ja Care for Kosovo Kids dhe nga Shërbimi Onkologjik Pediatrik i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për ta dhënë zyrtarisht donacionin prej 11,076 eurosh, i mundësuar falë bujarisë dhe solidaritetit të pjesëtarëve të Misionit EULEX dhe mysafirëve që organizuan dhe mbështetën aktivitetin tradicional bamirës për mbledhje fondesh, të organizuar nga EULEX në dhjetor 2025.

Ky donacion do t’i mundësojë OJQ-së që të blejë barna për fëmijë nga e gjithë Kosova, të cilët trajtohen në klinikën e Hemato-Onkologjisë Pediatrike të QKUK-së, duke ofruar kështu mbështetje esenciale për familjet e tyre.