Lajme

Shpëtoni jetë – bëhuni dhurues gjaku! NJPS e EULEX-it dhuroi gjak në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut

23 mars

Furnizimi i qëndrueshëm me gjak është thelbësor ashtu që spitalet të reagojnë në mënyrë efektive ndaj emergjencave dhe të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm.

Më 23 mars 2026, pjesëtarët polakë të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) nga rotacioni XXXVIII, së bashku me ushtarët e Kontingjentit Ushtarak Polak LIII të misionit të udhëhequr nga NATO - KFOR, morën pjesë në një fushatë për dhurim vullnetar të gjakut në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut: furnizimi i qëndrueshëm me gjak është me të vërtetë thelbësor ashtu që spitalet të reagojnë në mënyrë efektive ndaj emergjencave dhe të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm.