Lajme

EULEX-i priti pjesëmarrës të Kursit të Lartë për Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kolegjit Shqiptar të Mbrojtjes dhe Sigurisë

31 mars

Më 31 mars, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) priti një delegacion të Kursit të Lartë për Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i organizuar nga Kolegji Shqiptar i Mbrojtjes dhe Sigurisë (KMS), i udhëhequr nga Komandanti i KMS-së, Gjeneral Brigade Altin Kurti.

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, i uroi mirëseardhje Gjeneral Brigade Kurtit në selinë e Misionit, ndërsa delegacioni, si pjesë e një vizite studimore në Kosovë, pati mundësinë që përmes një prezantimi të detajuar nga Zëvendës Shefja e Misionit EULEX, Emily Rakhorst, dhe Shefja e Operacioneve, Dania Cossa, të njoftohet me mandatin e EULEX-it si një instrument i Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) të BE-së, me theks të veçantë lidhur me rolin e tij në mbështetjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë.