Lajme

EULEX-i dhe ekspertë nga Policia e Suedisë ndihmojnë për avancimin e shkathtësive të zyrtarëve të Policisë së Kosovës për shpëtim të jetës

16 prill

Më 16 prill 2026, Njësia e këshilltarëve policorë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) fasilitoi nisjen e trajnimit për pakon e ndihmës së parë individuale (IFAK) të organizuar nga ekspertë nga Autoriteti Policor i Suedisë për fuqizimin e mëtejmë të kapaciteteve praktike të zyrtarëve të vijës së parë të Policisë së Kosovës në Kosovën veriore për shpëtim të jetës.

Programi i trajnimit u zbatua si pilotiniciativë. Përmes kombinimit të instruksionit teorik me ushtrime reale dhe të bazuara në skenarë, trajnimi ka për qëllim t’i pajisë rreth 300 zyrtarë nga Policia e Kosovës me shkathtësi esenciale për reagim efektiv në situata emergjente, në të mirë të përgjithshme të të gjitha komuniteteve. Programi do të vazhdojë përgjatë muajve në vijim, me faza shtesë që janë planifikuar të zgjerojnë shtrirjen dhe ndikimin.

Kjo iniciativë pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të Njësisë së këshilltarëve policorë të Misionit për mbështetjen e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut dhe katër stacioneve policore nën komandën e saj për avancimin e kapaciteteve të tyre profesionale për të siguruar kryerjen efektive të aktiviteteve policore të orientuara drejt komunitetit.