06 maj
Prej 4 deri më 6 maj, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) priti një delegacion nga Autoriteti Policor i Suedisë, i përbërë nga Shefi i Seksionit për Operacionet e Mbështetjes së Paqes, Kristoffer Mueller, Shefi i Ekipit për Operacionet e Mbështetjes së Paqes, Anders Karnevald, Zyrtarja për Menaxhimin e Misioneve, Susanne Silfverberg, dhe Shefi i Seksionit kundër Mashtrimit, Mikael Winarve.
Delegacionit i shprehu mirëseardhje Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, i cili deklaroi: “Autoriteti Policor i Suedisë është një mbështetës i palëkundur dhe shumë i rëndësishëm i Misionit përmes delegimit të zyrtarëve me përvojë dhe nivel të lartë të përgatitjes”.
Gjatë qëndrimit treditor të tyre, mysafirët patën mundësinë që të njotohen hollësisht nga Zëvendës-Shefja e Misionit, Emily Rakhorst, Shefja e Operacioneve, Dania Cossa, si dhe nga pjesëtarë të tjerë të nivelit të lartë drejtues të Misionit. Ata gjithashtu patën mundësinë të njihen më nga afër me ndikimin e gjerë të kontributit të Suedisë në EULEX përmes takimeve me pjesëtarët suedezë të deleguar në Mision.