Lajme

BE pranë jush: Shënimi i Ditës së Evropës 2026

09 maj

Më 9 maj 2026, iu bashkuam Familjes së BE-së në Kosovë për ta festuar Ditën e Evropës 2026, të bashkuar nën moton “BE pranë jush”.

Në Prishtinë, mirëpritëm vizitorë në stendën e EULEX-it në kuadër të “Panairit Ekipi i Evropës (Team Europe Fair)”: një hapësirë e mbushur me muzikë, kulturë dhe shoqërim, duke e festuar mbështetjen e larmishme që e ofron BE-ja në Kosovë. Në panair, shtetet anëtare të BE-së patën mundësinë t’i prezantojnë publikut punën që e bëjnë, ndryshimin që e sjellin dhe mundësitë që vazhdojnë t’i ofrojnë përmes projekteve dhe programeve të ndryshme të financuara nga BE-ja.