Lajme

Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it kryen një trajnim të përbashkët për Kontrollin e Turmave dhe Trazirave me Policinë e Kosovës dhe MSU-KFOR

14 maj

Më 14 maj 2026, Njësia Policore e Specializuar (NJPS) e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) kreu një trajnim të përbashkët për Kontrollin e Turmave dhe Trazirave së bashku me Policinë e Kosovës dhe Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) – pjesë e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO. Trajnimi u mbajt në Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë me qëllim të sigurimit të gatishmërisë operacionale dhe rritjes së ndërveprueshmërisë ndërmjet reaguesve të sigurisë.

EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, si pjesë e mekanizmit të reaguesve të sigurisë me tri nivele. NJPS-ja e EULEX-it është e gatshme të veprojë si reagues i dytë i sigurisë me kërkesë të qartë të reaguesit të parë të sigurisë, për të kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e rendit dhe sigurisë publike në rastet e trazirave civile, si dhe për ta mbrojtur të drejtën për siguri, jetë dhe pronë të gjitha komuniteteve në Kosovë.