05 qershor
Më 5 qershor 2026, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) iu bashkua paradës së krenarisë në Prishtinë krah përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, organizatave të shoqërisë civile dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut.
Si pjesëmarrës në çdo paradë të krenarisë në Prishtinë që nga edicioni inaugurues, EULEX-i riafirmoi përkushtimin e tij për mbështetjen e të drejtave të njeriut të personave LGBTIQ+ dhe për promovimin e barazisë, dinjitetit, respektit dhe përfshirjes për të gjithë.
EULEX-i do të vazhdojë të luftojë diskriminimin dhe të promovojë barazinë, dinjitetin, respektin dhe përfshirjen për të gjithë, vlera këto që janë mu në thelb të mandatit dhe punës së tij të përditshme.