Lajme

Pjesëtarë vendorë dhe ndërkombëtarë të Misionit EULEX pranojnë medalje të PPSM të BE për shërbim

17 qershor

Më 17 qershor 2026, 168 pjesëtarëve vendorë dhe ndërkombëtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) iu ndanë medalje të Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje të Bashkimit Evropian për shërbim, si mirënjohje për shërbimin dhe kontributin e tyre të përkushtuar ndaj mandatit të Misionit në Kosovë.

Local and International EULEX Mission Members receive the EU CSDP Service Medal

Ceremonia, e kryesuar nga Shefi i Misionit Giovanni Pietro Barbano, shënoi një moment të rëndësishëm për EULEX-in dhe bëri bashkë pjesëtarë të Misionit nga komponentë dhe funksione të ndryshme për të shprehur njohjen e përpjekjeve, përkushtimit dhe profesionalizmit të tyre kolektiv në mbështetje të zbatimit të mandatit të Misionit.

Gjatë fjalimit të tij, Barbano i falënderoi të gjithë pranuesit e medaljeve për punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur, dhe theksoi se medalja e PPSM e BE për shërbim – e ndarë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE/Nën-Presidentja Kaja Kallas për gratë dhe burrat meritorë në shërbim nëpër misione të PPSM-së – është simbol i njohjes së kontributit të tyre të çmuar.

Barbano nënvizoi se arritjet e EULEX-it janë rezultat i përpjekjeve të kombinuara të stafit vendor dhe atij ndërkombëtar në mbrojtje të vlerave dhe standardeve të BE-së, dhe theksoi se pjesëtarët vendorë të Misionit kanë qenë në thelb të pranisë së EULEX-it në Kosovë që nga themelimi i tij, me ekspertizë dhe përkushtim të qëndrueshëm. Kontributi i tyre, shpesh i dhënë prapa skenave, ka qenë esencial për suksesin dhe ndikimin afatgjatë të Misionit.