Lajme

Ceremoni për përmbylljen e mandatit të Shefit të Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano

24 qershor

Më 24 qershor 2026, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, organizoi një pritje lamtumirëse, ku morën pjesë Presidentja në Detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ish-Presidentja Osmani-Sadriu dhe ish-Presidenti Sejdiu, ministra në detyrë, krerë ë organizatave ndërkombëtare, ambasadorë, përfaqësues të partive politike, organizata të shoqërisë civile dhe mysafirë të nderuar.

165278-2.jpg

Në fjalën e saj hyrëse, Presidentja në Detyrë Haxhiu e falënderoi Barbanon për shërbimin dhe bashkëpunimin e tij. Ajo theksoi se Kosova e vlerëson profesionalizmin, seriozitetin institucional dhe qasjen respektuese, si dhe vuri në dukje se, në Kosovë, institucionet janë forcuar në kapacite, profesionalizëm dhe llogaridhënie, duke vazhduar të kryejnë detyrat e tyre kushtetuese dhe demokratike.

87015-3.jpg

Duke i përshëndetur përzemërsisht mysafirët e shumtë, Barbano kujtoi se në thelbin e punës së EULEX-it gjithmonë kanë qenë qytetarët e Kosovës, duke e theksuar punën e besueshme dhe konstruktive të bërë nga Misioni në mbështetje të stabilitetit të Kosovës dhe forcimit të sundimit të ligjit, si dhe duke përkrahur llogaridhënien, transparencën dhe respektin për të drejtat e njeriut.

4324-1.jpg

“Qoftë nëpër gjykatore apo stacionet e policisë, apo duke i vizituar të burgosurit dhe të paraburgosurit në institucionet korrektuese, duke e patrulluar territorin me njësinë policore të specializuar të tij, duke i dëgjuar dhe duke u angazhuar me komunitetet, duke e ndihmuar institutin e mjekësisë ligjore në punën e tyre për personat e zhdukur, EULEX-i ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë në anën e qytetarëve të Kosovës”, tha Barbano, duke shtuar: “Gjatë tre viteve të fundit, ne e kemi forcuar bashkëpunimin me institucionet gjyqësore dhe e kemi vazhduar monitorimin tonë të pavarur dhe të paanshëm në të gjithë zinxhirin e drejtësisë. Gjithashtu, jam veçanërisht mirënjohës për progresin e arritur me Policinë e Kosovës, duke i mbështetur ata në adresimin e sfidave organizative, duke përforcuar punën policore në komunitet dhe duke e rritur gatishmërinë operacionale përmes koordinimit dhe trajnimit të përbashkët brenda mekanizmit me tre nivele të reaguesve të sigurisë”.

Shefi i Misionit EULEX shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për të gjitha institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë për transparencën, profesionalizmin dhe frymën konstruktive të tyre.

Barbano gjithashtu i falënderoi të gjithë partnerët e Misionit: familjen e Bashkimit Evropian, Zyrën e BE/PSBE-së dhe PSBE-në për Dialogun, Shtetet Anëtare të BE-së, vendet e treta kontribuese të EULEX-it, QUINT-in, misionin KFOR të udhëhequr nga NATO-ja, si dhe partnerët ndërkombëtarë dhe shumëpalësh, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe OSBE-në.

84764-4.jpg

“Jam i bindur se EULEX-i do të vazhdojë të luajë një rol domethënës në forcimin e sundimit të ligjit dhe në mbështetjen e rrugës evropiane të Kosovës. Besoj se Kosova do të vazhdojë të ecë përpara me një qasje pragmatike dhe largpamëse”, përfundoi ai.