Lajme

EULEX-i priti studentë nga Universiteti i Bundeswehr Mynih, Gjermani

26 qershor

Më 26 qershor 2026, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) priti një grup prej 24 studentësh dhe përfaqësues të mësimdhënësve nga Universiteti i Bundeswehr Mynih, Gjermani, të regjistruar në programin master për shkencat sociale dhe çështjet publike me specializim në të drejtën ndërkombëtare dhe politikën ndërkombëtare, për një vizitë studimore në Mision.

Delegacioni u prit nga Ushtruesja e Detyrës së Shefes së Zyrës për Shtyp dhe Informim Publiktë EULEX-it, Elisabetta Iurcev, dhe nga Shefi i Komponentit për Informacione dhe Operacione Policore, Carlos Pereira, të cilët e paraqitën një pasqyrë të përgjithshme për mjedisin operativ të Misionit dhe rolit të tij në kuadër të kornizës së Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje (CSDP) të BE-së.

Gjatë kësaj vizite, pjesëmarrësit përfituan njohuri mbi zhvillimin e mandatit të EULEX-it përgjatë viteve dhe eksploruan fushëveprimin e gjerë dhe kompleksitetin e punës së Misionit në mbështetje të institucioneve të përzgjedhura të sundimit të ligjit në Kosovë.

Gjithashtu, gjatë diskutimit u theksuan angazhimet e vazhdueshme të EULEX-it për të promovuar dhe mbështetur të drejtat e njeriut për të gjithë, duke siguruar një qasje gjithëpërfshirëse pa diskriminim.