03 korrik
Më 2 dhe 3 korrik 2026, në Kampin Vrella Njësia Policore e Specializuar e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) mori pjesë në stërvitjen e përbashkët dyditore “Shpata e artë 2026” së bashku me misionin KFOR të udhëhequr nga NATO dhe me Policinë e Kosovës, në përputhje me mekanizmin me tri nivele të reaguesve të sigurisë në Kosovë, ku EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë.

Përmes stërvitjes dhe koordinimit të përbashkët, ne e testuam gatishmërinë tonë, forcuam bashkëpunimin tonë dhe e rritëm aftësinë tonë për të kryer operacione të përbashkëta për kontrollin e turmave dhe trazirave. Kjo siguron që EULEX-i të jetë i përgatitur për ta mbështetur stabilitetin në Kosovë dhe për të kontribuar në sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve.
