26 gusht
Mundësia që të miturit në konflikt me ligjin, të cilët janë dënuar me masa alternative edukative, të kenë qasje në ndonjë institucion edukativo-korrektues paraqet një hap thelbësor në procesin e rehabilitimit të tyre.
Si pjesë e rolit të saj monitorues, mentorues dhe këshillues për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Njësia Korrektuese e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e ka mbështetur nevojën për ta krijuar një kornizë administrative specifike për të miturit për lëvizjen e të miturve ndërmjet institucionit gjysmë të hapur dhe atij të hapur.
Si hap i parë, më 25 dhe 26 gusht, me qëllim të lehtësimit të sistemimit të miturve në qendrën edukative-korrektuese në Lipjan, duke ruajtur njëkohësisht një nivel më të lartë sigurie, mbrojtjeje dhe mbikëqyrjeje, EULEX-i organizoi një punëtori për Shërbimin Korrektues të Kosovës me qëllim hartimin e një udhëzuesi për sistemimin e të miturve me masa edukative-korrektuese.
Të prirë nga nevoja për të garantuar të drejtat e fëmijëve në drejtësinë për të mitur, pjesëmarrësit u përqendruan në mënyrën e adresimit të kapaciteteve të pamjaftueshme të këtij institucioni, e shqyrtuan mundësinë e ndarjes së objektit të tipit gjysmë të hapur nga ai i tipit të hapur dhe diskutuan për një fleksibilitet më të madh në lëvizjen e të miturve, si dhe një sistem spcifik për vlerësimin dhe sistemimin e të miturve.
Gjatë muajve në vijim, Misioni do të vazhdojë ta monitorojë finalizimin, miratimin dhe zbatimin e udhëzimeve.