29 shtator
Më 29 shtator 2026, 26 pjesëtarë – ku u përfshinë gjashtë gra – nga Njësia Rezervë e shtatë e Policisë së Specializuar (NJRPS) të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) u nderuan me Medalje të Politikës të Përbashkët të BE-së për Siguri dhe Mbrojtje për Shërbim, për nderë të zotimit dhe përkushtimit të tyre ndaj vlerave të paqes, sigurisë dhe sundimit të ligjit në përgjithësi.
Në hapje të ceremonisë zyrtare, Shefi i EULEX-it Antero Lopes, tha: “Duke punuar në bashkërendim të afërt me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, ju keni kontribuar në mekanizmin treshtresor të reagimit të sigurisë,” dhe theksoi se prania e tyre po ashtu ka bartur një porosi të rëndësishme për njerëzit në Kosovë: kur rrethanat e kërkojnë, Bashkimi Evropian është i përgatitur të qëndrojë krah partnerëve të tij dhe të kontribuojë për stabilitet.
Ndarja e medaljeve për shërbim u pasurua nga prania e Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, Ambasadores së Holandës në Kosovë, Astrid de Vries, Ambasadores me misionin të posaçëm, Zyra e Ambasadës së Republikës së Lituanisë në Shkup, Vilma Dambrauskienė, Zëvendës-Ambasadori i Francës në Kosovë, Marc Ivarra, dhe e përfaqësuesve të ambasadave, organizatave ndërkombëtare, dhe KFOR-it.
Të dislokuar përkohësisht në Kosovë nën patronazhin e Forcës së Xhandarmerisë Evropiane (EUROGENDFOR) – e siguruar nga Xhandarmeria Nacionale e Francës/Gendarmerie Nationale Française, Shërbimi i Sigurisë Publike i Lituanisë, the Policia Ushtarake Mbretërore e Holandës/Royal Netherlands Marechaussee dhe Xhandarmeria Ushtarake e Polonisë, zyrtarët policorë të përkushtuar të NJRPS shërbyen nën flamurin e BE-së krah Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it me qëllim sigurimin e kapaciteteve të nevojshme të Misionit për mbështetjen e sigurisë dhe mbrojtjes së të gjitha komuniteteve në tërë Kosovën.
Në mesin e shumë aktiviteteve të kryera gjatë shërbimit të tyre ishte edhe ushtrimi për kontrollin e turmave dhe trazirave të mbajtur me Policinë e Kosovës. Ky ushtrim i përbashkët u mbajt me 28 shtator si pjesë e detyrave të rregullta të reaguesve të sigurisë të Kosovës me objektivë avancimin e mëtejmë të gatishmërisë operacionale dhe ndëroperimit mes reaguesve të sigurisë në pajtim me standardet evropiane.