15 shtator
Më 15 shtator 2026, Shefi i EULEX-it, Antero Lopes, vizitoi Qendrën e Dokumentimit në Kosovë. Gjatë vizitës ai u prit nga Drejtori i Qendrës për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, dhe kuratorja e Qendrës, Blerta Hoçia.
Shefi i Misionit mësoi më shumë mbi punën e Qendrës për ruajtjen e kujtesës për viktimat e konfliktit të Kosovës, dhe mbi dokumentimin tejet prekës të fatit të 1130 fëmijëve që janë vrarë apo që janë ende të zhdukur.
Përmes historive personale dhe rrëfimeve të dokumentuara, Qendra nderon fëmijët jetët e të cilëve janë humbur, dhe njëkohësisht siguron se përvojat e tyre dhe të familjeve të tyre të mos lihen në harresë.
Vizita poashtu theksoi rëndësinë e dokumentimit të të kaluarës dhe ruajtjes së kujtesës kolektive si mënyrë për njohjen e viktimave, inkurajimin e dialogut dhe kontribuimin për gjetje të prehjes.