12 tetor
Më 12 tetor 2026, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) priti një delegacion nga Autoriteti Policor Suedez, së bashku me përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Kosovë, për të diskutuar angazhimet e përbashkëta për fuqizimin e programeve të parandalimit dhe mbrojtjes të cilat e trajtojnë dhunën seksuale dhe dhunën në baza gjinore.
Ky takim u pasua nga një punëtori dyditore, e lehtësuar nga EULEX-i dhe e mbajtur nga ekspertë të Policisë së Suedisë, mbi faktorët e rrezikut në rastet e dhunës në familje, ku morën pjesë rreth 40 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Rajoni i Mitrovicës, përfaqësues të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të Qendrës për Punë Sociale në Mitrovicën e Jugut dhe të Prokurorisë.
Kjo punëtori mundësoi shkëmbimin e njohurive dhe diskutime mbi zhvillimin e programeve të trajnimit për Policinë e Kosovës dhe ofruesit e shërbimeve, duke i fuqizuar kapacitetet e tyre për identifikimin e rreziqeve dhe reagimin ndaj dhunës në familje.
EULEX-i vazhdon të jetë i përkushtuar për t’i mbështetur institucionet dhe partnerët vendas për parandalimin dhe luftimin e dhunës seksuale dhe dhunës në baza gjinore, si dhe për fuqizimin e mbrojtjes së atyre që preken nga këto forma të dhunës.