15 tetor
Qentë K-9, të trajnuar veçanërisht për zbulimin e kontrabandës, siç janë substancat narkotike, eksplozivët apo pajisjet elektronike të paautorizuara, mund të kontribuojnë ndjeshëm në garantimin e sigurisë së të burgosurve dhe personelit brenda institucioneve korrektuese.
Nga data 12 deri më 15 tetor 2026, në kuadër të mandatit të tij për monitorimin, mentorimin dhe këshillimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Njësia Korrektuese e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), me mbështetjen e një eksperti finlandez për K-9, organizoi një trajnim gjithëpërfshirës për t'i fuqizuar më tej kapacitetet ekzistuese të Njësisë K-9 të SHKK-së. Trajnimi përfshiu edhe një pjesë praktike treditore në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Trajnimi u përqendrua në metodat dhe praktikat më të mira që zbatohen në sistemin e burgjeve të Finlandës dhe u realizua në kuadër të pjesës së dytë të projektit të shkallës së vogël “Avancimi i operimeve të njësisë K-9 brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës”, i iniciuar në vitin 2024, me qëllim të forcimit të zbatimit të metodave alternative për operacione efektive të njësisë K-9 në burgje.