27 tetor
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dënon fuqishëm vrasjen e A. Z. në Vitomiricë të Pejës, dhe u shprehë ngushëllimet më të sinqerta më të dashurve të saj dhe të gjithëve që janë në zi për humbjen e saj.
Femicidi është të shprehurit më ekstrem i dhunës me bazë gjininë dhe shkelje e rëndë e të drejtave themelore të grave. Asnjë grua apo vajzë nuk duhet të jetojë me frikën e dhunës, dhe çdo grua dhe vajzë që kërkon ndihmë dhe mbrojtje duhet të ketë mundësinë të ketë qasje në mbështetjen dhe mbrojtjet për të cilat ajo ka nevojë.
EULEX-i qëndron i përkushtuar t’i mbështesë institucionet e sundimit të ligjit të Kosovës në angazhimet e tyre të vazhdueshme për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës me bazë gjininë, mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në rrezik, dhe fuqizimin e qasjes në drejtësi dhe mbështetje për të mbijetuarit. Këtu përfshihet promovimi i përdorimit efektiv të instrumenteve për vlerësimin e rrezikut, zbatimi i urdhërmbrojtjeve, dhe qasja e koordinuar, me viktimën në fokus, me përfshirjen e institucioneve, shoqërisë civile dhe komuniteteve. Angazhimet e qëndrueshme janë poashtu esenciale për adresimin e qëndrimeve dhe pabarazive që e mundësojnë dhunën kundër grave.
Parandalimi i femicidit është përgjegjësi e përbashkët që kërkon përkushtim, bashkëpunim dhe veprim këmbëngulës të vazhdueshëm.
Në përputhje me mandatin që ka, Misioni është duke e monitoruar nga afër rastin dhe do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet përkatëse në këto angazhime.