04 nëntor
Nga data 2 deri më 4 nëntor 2026, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) pati nderin ta mirëpresë Zëvendës-komandanten e Operacioneve Civile, Kirsi Henriksson.
Henriksson u prit nga Shefi i Misionit, Antero Lopes, në Selinë Qendrore të EULEX-it në Prishtinë, ku u takua me përfaqësues të lartë të Misionit, të cilët e informuan për aspekte të ndryshme të zbatimit të mandatit të Misionit.
Në Mitrovicën e Jugut, Zëvendës-komandantja e Operacioneve Civile e vizitoi Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë, ku u informua hollësisht për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe për funksionimin e Njësisë Policore të Specializuar, të përbërë nga zyrtarë policorë të deleguar nga Polonia.
.jpg)
Gjatë qëndrimit të saj, Henriksson pati gjithashtu mundësinë t'u drejtohej pjesëtarëve të stafit ndërkombëtar dhe vendas përmes një takimi të përbashkët me tërë stafin.
Vizita treditore vuri në pah rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të ndërlidhjes ndërmjet perspektivave strategjike dhe operacionale, duke e theksuar rëndësinë e një misioni civil efektiv të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (PPSM), të orientuar drejt rezultateve konkrete dhe thellësisht të përkushtuar për ta mbështetur stabilitetin, sigurinë dhe sundimin e ligjit në mbarë Kosovën.