10 nëntor
Më 10 nëntor 2026, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, pati nderin të takojë Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula.
Ata zhvilluan një bashkëbisedim të orientuar drejt të ardhmes mbi mënyrat e thellimit të partneritetit ekzistues për fuqizimin e sundimit të ligjit përmes rolit të EULEX-it për monitorim të thukët, mentorim dhe këshillim, në të mirën e të gjitha komuniteteve.
Me atë rast, Lopes poashtu ritheksoi përkushtimin dhe gatishmërinë e Misionit për mbështetjen e institucioneve të sundimit të ligjit për, mes të tjerash, luftën kundër korrupsionit, kërkimet e personave të zhdukur, dhe parandalimin dhe luftimin e dhunës seksuale dhe në baza gjinore.