Lajme

Sqarim nga EULEX-i

20 nëntor

Për sa i përket pretendimeve të pabazuara të publikuara nga disa media për trajtimin e pretenduar të papërshtatshëm të armëve të zjarrit nga zyrtarët policorë të EULEX-it gjatë ofrimit të mbështetjes logjistike dhe operacionale për Dhomat e Specializuara të Kosovës, gjatë vizitës së një të paraburgosuri, të realizuar për arsye të domosdoshme humanitare, EULEX-i i mohon kategorikisht këto pretendime dhe thekson se zyrtarët policorë të EULEX-it në asnjë moment nuk kanë drejtuar asnjë armë ndaj askujt. Personeli i EULEX-it i trajton armët e zjarrit në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.