Lajme

EULEX-i i dhuron kompjuterë Policisë Kufitare të Kosovës

07 tetor 2015

Sot EULEX-i ia dorëzoi Njësisë Qendrore të Hetimeve të Policisë Kufitare të Kosovës tetë kompjuterë.

Zëvendësshefi i Sektorit të EULEX-it për Fuqizim, Martin Cunningham, dhe Nevruz Hasani, Major i Njësisë Qendrore të Hetimeve të Policisë Kufitare të Kosovës, morën pjesë në ceremoninë e dhurimit e cila u mbajt në kompleksin për mbështetjen e Misionit EULEX në Prishtinë.                                                    

Është praktikë e EULEX-it që  t’iu dhurojë institucioneve të Kosovës automjete dhe pajisje të tjera si pjesë e ndërtimit të kapaciteteve dhe e ofrimit të ndihmës për zbatimin e praktikave më të mira.