30 tetor 2015
Më 28 tetor 2015, Shefi i Misionit EULEX Gabriele Meucci e vizitoi Gjykatën Kushtetuese dhe u takua me Kryetaren e saj, Znj Arta Rama-Hajrizi.
Bashkë me Malcolm Simmons dhe Anders Cedhagen, Kryetar përkatësisht Zëvendës-Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it, Ambasadori Meucci dhe Kryetarja Rama-Hajrizi diskutuan lidhur me gjendjen e sundimit të ligjit dhe të drejtësisë kushtetuese në Kosovë.