25 nëntor 2015
Në ditën ndërkombëtare për mënjanimin e dhunës kundër grave më 25 nëntor fillon një fushatë globale gjashtëmbëdhjetë ditore që ka për qëllim bashkimin e shoqërive në luftimin e dhunës në bazë gjinore. Fushata zgjatë deri në ditën e të drejtave të njeriut më 10 dhjetor.
Në program përfshihen një duzinë ngjarjesh, duke filluar nga ekspozitat deri tek diskutimet në panel dhe shfaqjet teatrore. Një listë e plotë e ngjarjeve është në dispozicion në faqen e fushatës.
Ngjyra tematike e fushatës është e portokallta, për të reflektuar shpresë për një të ardhme më të ndritur para. Gjatë fushatës, pikat e referimit dhe mediat në mbarë botën do të bëhen të portokallta për të treguar mbështetje. Të gjithë janë të mirë se ardhur të marrin pjesë dhe të veshin ngjyrë portokalli gjatë fushatës.
Fushata 16-ditore në Kosovë bashkërendohet nga Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore. Në këtë grup të përbërë nga shumë akterë përshihen institucionet e Kosovës, organizatat e shoqërisë civile, agjencitë dhe misionet ndërkombëtare, përfshirë EULEX-in.
Po ashtu shih raportin e EULEX-it: Përgjigjet e Policisë dhe të Prokurorisë ndaj Dhunës në Familje në Kosovë.