Lajme

Aktivistë të rinj e vizituan EULEX-in

17 dhjetor 2015

Një grup prej 40 aktivistëve për të drejtat e njeriut nga Mali i zi, Kosova, Serbia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina e kanë vizituar EULEX-in më 17 dhjetor në kuadër të vizitës studimore të tyre në Kosovë. Gjyqtari i EULEX-it, Dariusz Sielicki, prokurori i EULEX-it, Robert Kucharski dhe Dragana Nikolic Solomon, Zëvendës-shefe e zyrës për Shtyp, ishin nikoqirë të kësaj vizite duke dhënë detaje lidhur me mandatin e EULEX-it dhe rolin e tij në drejtësinë kosovare. 

Kjo vizitë është organizuar nga Iniciativa Rinore për të Drejta të Njeriut, një OJQ rajonale e cila përqendrohet në ndërtimin e lidhjeve në mes të rinjve nga mbarë Ballkani e të cilët vijnë nga grupe etnike, regjione dhe vende të ndryshme për ta avancuar pjesëmarrjen e tyre në procesin e drejtësisë tranzicionale.