Lajme

Donacion i librave për bibliotekën e Gjykatës së Apelit

20 janar 2016

Sot, përfaqësuesit e Qendrës Ndëruniversitare Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim (EUIC), Andraz Zidar dhe Marijana Gradits, ia dorëzuan kryetares së Gjykatës së Apelit, Tonka Berisha, një donacion prej rreth 40 librave. 

Qëllimi i këtij donacioni është ta pasurojë bibliotekën e Gjykatës së Apelit dhe po ashtu ta ofrojë një mundësi më të mirë për gjyqtarët në mënyrë që të konsultojnë literaturë të ndryshme kur ballafaqohen me probleme apo dilema gjatë kryerjes së punës së tyre. 

Andraz Zidar, drejtor i programit EMA dhe Marijana Gradits koordinatore akademike e programit të magjistraturës në fushën e të drejtave të njeriut në Universitetin e Vjenës, e prezantuan këtë program akademik njëvjeçar (EMA), të financuar nga KE, ku studentët nga vendet e BE-së, disa nga shtetet kandidate të BE-së dhe nga shtetet jo-evropiane mund të studiojnë për të drejtat e njeriut dhe demokratizim. 

Kryetarja e Gjykatës së Apelit, Tonka Berisha, i falënderoi  përfaqësuesit për donacionin dhe po ashtu e bëri një prezantim të shkurtër të punës, të të arriturave dhe të sfidave të gjyqtarëve në Kosovë. 

Gjyqtari i EULEX-it Radostin Petrov dhe nënkryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Anders Gunnar Cedhagen, gjithashtu kanë marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit.

Këtë donacion e mundësuan hulumtuesja e EIUC Veronika Haász dhe zyrtari ligjor i EULEX-it Adam Viplak.